Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!


You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

avatar
Universiteti i Prishtinës ua ka ndërprerë kontratat 15 asistentëve të angazhuar në Departamentet e Fakultetit të Mjekësisë. Të gjithë të përjashtuarit kanë diploma të panostrifikuara, shumica e të cilave të lëshuara nga Universiteti Kristal në Shqipëri


Përmes një komunikate për media, Rektorati i Up-së njofton se në kuadër të masave të paralajmëruara për evitimin e parregullsive në Universitetin e Prishtinës, menaxhmenti i UP-së, ka vendosur që të ndërpresë angazhimet e 15 asistentëve në deget Mami dhe Infermieri të Fakultetit të Mjekësisë dhe të ndërpresë procedurën e nënshkrimit të kontratave për ta.

''Të gjithë ata kanë dipoloma të panostrifikuara dhe shumica prej tyre janë të diplomuar në Universitetin Kristal në Shqipëri, ose nuk I kanë të përfunduara studimet e masterit, me çka në fakt shkelen kriteret e e angazhimit sipas statutit të Universitetit të Prishtinës.
Në mësin e atyre që u ndërpitet angazhimi I mëtutjeshëm në procesin mësimor në UP janë asistentët nga Dega e Infermierisë:
1. Besarta Pelaj
2. Eglantina Kraja
3. Elvana Podvorica
4. Hasan Gashi
5. Kimete Rrustolli
6. Lumturie Spahiu
7. Fetije Huruglica
8. Shpresa Surdulli
Dhe asistentët nga dega Mami:
1. Anita Sadikaj
2. Besnike Latifi
3. Ermira Badalli
4. Leonora Hajzeraj
5. Luljeta Kadriu
6. Aferdita Berisha
7. Antigona Bytyqi-Gashi
Të gjithë këta përsona janë marrë si asistentë të angazhuar në degët Mami dhe Infermieri, nga menaxhmenti i kaluar i Fakultetit të Mjeksësisë, pa rerspektuar kriteret e UP-së për angazhim të stafit, si dhe as rekomandimet e Rektorit.
Menaxhmenti do të vazhdojhë më hulumtimin edhe të rasteve të tjera eventuale, dhe sipas normave në fuqi do të marrë masa edhe ndaj të tjerëve që janë angazhuar sipas kritereve të ngjashme'', thuhet në komunikatë.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum