Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!


You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

avatar
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton ka theksuar se marrëveshja e Brukselit nuk është suksesi i saj. Suksesi i kësaj marrëveshjeje, sipas saj, i përket Prishtinës dhe Beogradit, ndërsa BE-ja vetëm ka asistuar në këtë proces.


“Të dy kryeministrat e arritën marrëveshjen. Ata treguan një kurajo politike dhe dëshirë për të arritur një zgjidhje. Roli im dhe i ekipit tim ishte që ti ndihmonim kësaj përpjekjeje. Ai ishte suksesi i tyre”, ka theksuar Ashton për revistën beogradase “Novi Magazin”, e cila e shpalli atë “Personalitet i Vitit”. Ashton ka thënë se të gjitha që i ka bërë ajo, i ka bërë nën emrin e BE-së.

“Fitorja ishte siguruar këtu nga Beogradi dhe Prishtina, por Bashkimi Evropian është një lojtar shumë i rëndësishëm në këtë rajon e cila ka shumë për të dhënë- njohuritë e ndodhive në të kaluarën, por gjithashtu edhe shpresa për të ardhmen”, ka theksuar ajo.

Ashton ka deklaruar se anëtarët e BE-së mbështesin hapjen e negociatave për anëtarësim të Serbisë, dhe fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociim me Kosovën.

“Një nga arsyet për një pozicion të tillë është edhe përparimi jashtëzakonisht i rëndësishëm të arritura nga të dy palët për normalizimin e marrëdhënieve”, citohet të ketë thënë Ashton.
Përfaqësuesja e lartë e BE-së ka deklaruar se të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut lehtësues nga BE-ja janë të detyrueshme, dhe zbatimi kërkon kohë.

“Të dyja palët i janë qasur procesit të implementimit me shumë seriozitet, për të zgjidhur gjithçka, deri tek detajet më të imëta. Deri në këtë pikë, 50 njerëz nga Beogradi por dhe Prishtina ishin në zyrat tona për bisedime. Të gjitha detajet janë shumë të rëndësishme, prandaj të dyja palët duhet të kalojnë nëpër të gjitha detajet- dhe kjo gjë merr kohë”, ka thënë ajo.

Ashton gjithashtu vuri në dukje edhe bashkëpunimin e ngushtë në mes të Brukselit dhe Washingtonit, gjatë dialogut. “Amerikanët e kanë mbështetur plotësisht punën që e kam bërë- së pari ish Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton e më pas edhe pasuesi i saj John Kerry. U jam mirënjohës atyre për ndihmën e pakursyer”, ka thënë Ashton.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum