Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!


You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

avatar
Legjenda e futbollit botëror, braziliani Ronaldo është i bindur se Neymar do të jetë një nga lojtarët më të mirë amerikano jugorë, nëse do të vazhdojë të ecë në rrugën e mbarë që ka nisur.



Ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Realit të Madridit mendon se emri i Neymar do të shënohet në faqet e historisë së futbollit, si një nga brazilianët më të mirë të të gjitha kohërave. Ky vit në fakt ka qenë shumë i mbarë për 21-vjeçarin deri tani, shkëlqeu në Kupën e Konfederatave me Selecaon dhe më pas vlerat e tij i ka afirmuar ndeshje pas ndeshje te Barcelona e veçanërisht në javët e fundit në mungesë të Lionel Messit.
“Është fakt se Neymar shumë shpejt do të konsiderohet një lojtar i madh në arenën botërore. Emri i tij do të jetë në histori si një nga futbollistët brazilianë më të mirë. Është në rrugën e duhur, është karizmatik dhe e di shumë se çfarë duhet të bëjë për të pasur sukses”, ka theksuar Ronaldo. Fenomeni pohoi më tej se Neymar është ende një nivel poshtë Messit e Cristianos, por me shpejtësi marramendëse po u afrohet dy lojtarëve më të mirë të botës dhe sipas tij, brenda pak vitesh ai do të jetë i barabartë përkrah tyre.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum